Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, arriti të drejtojë të besuarit e tij në titullin e parë kampion në Premier League pas plot 30 vitesh mungesë. Strategu gjerman, pasi fitoi matematikisht titullin, ka nisur të flasë për merkaton.
I pyetur nëse Liverpool do të investojë që të përforcohet këtë verë, me emra si Kai Havertz apo Jadon Sancho, Klopp u përgjigj: “Kjo skuadër që kam, shikojeni. Nuk është një skuadër që ju duhet të ndryshoni tani dhe të thoni: ‘OK, ne kemi nevojë për përforcime’. Nëse jeni një trajner futbolli, sigurisht që dëshironi një lojtar rezervë për të gjithë.
Por ne kemi shumë talente, tani kemi vlerësimet e para për Neco Williams. Ai nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishim të bindur për aftësitë e tij. Të gjithë këta djem të rinj, Curtis Jones, Harvey Elliott, Ki-Jana Hoever, Sepp van den Berg, Yasser Larouci, Leighton Clarkson, Jake Cain, të gjithë këta djem kanë bërë me të vërtetë mirë. Kështu që do të jetë një merkato e qetë për ne”, u shpreh Klopp./abcnews.al