Federata Ruse e Futbollit ka deklaruar papritur një interes për të pritur Euro2028 ose Euro2032, pavarësisht se ekipet e tyre aktualisht janë të ndaluara nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Një mbledhje e komitetit ekzekutiv të Unionit të Futbollit Rus sot vendosi “të mbështesë vendimin për të deklaruar interesin”.
“Ne do të bëjmë një ofertë për organizimin e Kampionatit Evropian 2028 dhe 2032,” tha anëtari i bordit të RFU Sergei Anokhin në transmetuesin “Match TV”.
Ishte parashikuar që UEFA së shpejti do të zgjidhte Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën si mikpritëse të Euro 2028 mbi bazën se ato ishin oferta e vetme.
Vendi i finales së Kupës së Botës 2018, Stadiumi Luzhniki, u përdor javën e kaluar për një tubim kombëtar me presidentin Vladimir Putin./ h.ll/abcnews.al