Befason bordi i Napolit, rinovon me futbollistin problematik

schedule19:21 - 21 Tetor, 2019

schedule 19:21 - 21 Tetor, 2019

Napoli i ka befasuar të gjithë. Siç raportojnë mediet italiane, bordi drejtues i napolitanëve ka nisur punën për të rinovuar me sulmuesin polak, Arkadiusz Milik. Bomberi ka qenë një ndër lojtarët më problematikë te Napoli, pasi dëmtimet e tij kanë qenë të shumta dhe ka munguar në total plot 55 sfida, që nga transferimi i tij në vitin 2016.

Milik erdhi si një talent shumë premtues nga skuadra e Ajaxit, por nuk ka arritur asnjëherë që të ruajë një ecuri pozitive. Megjithatë, këtë sezon ka bërë mirë, duke shmangur dëmtimet dhe duke luajtur disa sfida radhazi. Madje, në sfidën kundër Hellas Verona, Milik shënoi të dy golat në fitoren 2-0, duke i dhënë tri pikë të vyera të kaltërve.

Deri më tani, bomberi polak ka luajtur 91 ndeshje me Napolin, ku ka shënuar 36 gola. Statistika interesante e tij është se ka humbur më shumë ndeshje për shkak dëmtimi, sesa ka shënuar gola në Serie A. Kjo gjë, duket se nuk do të ndikojë aspak në vendimin e Napolit, që ka vendosur t’i rinovojë kontratën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!