Jordania është kombëtarja e parë e cila e ka siguruar biletën drejt finales së Kupës së Azisë.
Kombëtarja e Jordanisë e ka eliminuar nga Kupa e Azisë atë të Koresë së Jugut, duke e mposhtur me rezultat modest 2-0.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan, Jordania eliminoi Korenë e Jugut falë golave nga Yazan Al Naimat (minuta e 53’) dhe Mousa Al Tamari (minuta e 66’).
Korenë e Jugut nuk arriti ta shpëtojë nga eliminimi ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, i cili luajti tërë ndeshjen.
Me këtë fitore, Jordania siguron finalen e Kupës së Azisë, ku atje e pret fituesin e përballjes mes Iranit dhe Katarit./ h.ll/abcnews.al