Luis Moreno do të lërë pankinën e Spanjës. Ky është lajmi i fundit që vjen nga gadishulli Iberik dhe ai që do të marrë drejtimin është Luis Enrique. Një rikthim duhet thënë, pasi ish-trajneri u largua në muajin qershor për shkak të problemeve shëndetësore që kishte vajza e tij, e cila më pas u nda nga jeta.
ESPN raporton së fundmi se pritet që Federata Spanjolle e Futbollist ditën e sotme pritet të dalë në një konferencë për shtyp dhe të njoftojë rikthimin e Luis Enrique. Për herë të parë tekniku spanjoll e kishte marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij në korrik të vitit 2018.
Ai pasoi Fernando Hierro dhe në krye të Spanjës regjistroi 8 fitore dhe 2 humbje. Tanimë pritet të nisë një kapitull të ri me Spanjën. /abcnews.al
Luis Enrique looks to make a return to the bench for Spain. (via @RodrigoFaez) pic.twitter.com/T0Gf5TmfOO
— ESPN FC (@ESPNFC) November 19, 2019