Samuel Eto’o rikthehet në Spanjë, aty ku ka veshur fanellën e Mallorca dhe të Barcelonës. Tashmë sulmuesi kamerunas nuk mund të luajë në nivelet e mëparshme dhe karrierën do e vijojë në ligën e tretë. Vjet ai ishte pjesë e Qatar SC dhe kishte vendosur ta linte futbollin.
Sot ka ardhur njoftimi befasues. SCR Pena Deportiva ak njoftuar nënshkrimin e një kontrate me sulmuesin 38-vjeçar, i cili do mundohet ta ndihmojë skuadrën spanjolle ta ngjitë në Segunda Division.
Sezonin e shkuar, në Katar, Eto’o arriti të shënonte 6 gola në 17 ndeshje dhe besohet se në Segunda Division B të bëjë akoma diferencën, pavarësisht moshës. /abcnews.al
FICHAJE| Esta madrugada se ha cerrado el fichaje de @setoo9 . A pesar de que el camerunés había anunciado que colgaba las botas y que en enero comenzaba unos estudios en Harvard, finalmente pasará a engrosar las filas del primer equipo. #endavantpenya pic.twitter.com/LZrajzhBOs
— SCR Peña Deportiva (@Penyadeportiva) December 28, 2019