Befasia e madhe! Pas Thiagos, Liverpool kërkon yllin e Wolverhampton

schedule17:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:14 - 18 Shtator, 2020

Skuadra e Liverpool ka qenë shumë pasive në merkato, deri ditën e djeshme, ku u raportua se transferimi i Thiago Alcantaras, është i kryer, për rreth 30 milion euro.

Sot, një tjetër objektiv i të kuqve është zbuluar nga mediat britanike. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Wolverhampton, Diogo Jota.

Portugezi ka qenë lojtari më i mirë i Wolves dy sezonet e fundit në Premier League dhe jo më kot, kampionët e Anglisë interesohen për të. Gjithsesi, Wolverhampton nuk pritet ta lëshojë lehtë sulmuesin, me Liverpool që duhet të paguajë më shumë se 40 milion euro për firmën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!