Befasia e madhe, Armando Sadiku transferohet në Amerikën Latine

schedule23:18 - 23 Janar, 2021

schedule 23:18 - 23 Janar, 2021

Armando Sadiku transferohet në Bolivi, te skuadra e Bolivar. Sulmuesi shqiptar ka befasuar me këtë lëvizje, pas aventurës së dështuar tek Erzurumspor në Turqi.

Marcelo Claure, presidenti i Bolivar, e ka bërë me dije këtë lëvizje dhe Sadiku tani është gati për eksperiencën e re.

“Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare. Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi”, shkruan mes të tjerash Claure. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!