Carlo Ancelotti mori drejtimin e Everton sezonin e shkuar, por ekipi i tij vuajti shumë dhe nuk arriti të kualifikohet në Kupat e Europës, duke u renditur vetëm i 12-ti me 49 pikë në total.
Kjo gjë, nuk i ka pëlqyer aspak strategut të mirënjohur italian, por as drejtuesve, që kanë nisur punën për të përforucar sa më shumë të jetë e mundur skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Mediat britanike raportojnë se Everton është pranë tre firmave: Doucoure nga Watford, Allan nga Napoli dhe… James Rodriguez. Kolumbiani është befasia më e madhe, ndërsa për Allan dhe Doucoure, firma duket më pranë se kurrë./abcnews.al
James Rodriguez is closing in on a move to the Premier League with #EFC, but how has his career unravelled since the summer of 2014?
— Sky Sports (@SkySports) August 26, 2020