Bedri Greca hakmerret, mund i vetëm Gjilanin e Mezanit

schedule15:26 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 20 Shtator, 2020

Gjilani shkatërrohet në Drenas nga Feronikeli, që triumfoi me rezultatin 4-0. Një hakmarrje personale duhet thënë, pasi tre prej golave i shënoi sulmuesi anësor, Bedri Greca.

Vjet ai ishte pjesë e Gjilanit, por në janar e larguan dhe pas gjashtë muaj me Laçin u rikthye në Kosovë dhe firmosi me Feronikelin. Sot si ishte heroi, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe më pas në të dytin i çoi shifrat në 3-0.

Gjilani i kapitulluar e pësoi edhe në minutat shtesë, kur braziliani me eksperiencë, Marclei, e ndëshkoi për të katërtën herë portierin Enea Koliçi. Feronikeli e nis në mënyrë fantastike kampionatin, ndërkohë që për Gentian Mezanin kanë nisur që tani telashet. /abcnews.al

Feronikeli-Gjilani 4-0
Shënues:
Greca 13’, 42’, 54’, Marclei 95’