Beckham për CR7: Ai ende bën gjëra të mrekullueshme, shpresoj të qëndrojë te United

schedule16:15 - 9 Maj, 2022

schedule 16:15 - 9 Maj, 2022

I intervistuar nga “Sky Sport”, ish-lojtari i preferuar i tifozëve te Manchester United, David Beckham vlerësoi performancën e Cristiano Ronaldos pavarësisht mungesës së rezultateve të Manchester United.

“Ne të gjithë e dimë se sa shumë do të thotë United për të. Cristiano është ende duke bërë atë që bën më së miri: gola, asistime dhe aksione vendimtare.

Të jesh në gjendje të luash në atë mënyrë si ai në këtë moshë është me të vërtetë e pabesueshme, kështu që le të shpresojmë që ai të vazhdojë ta bëjë këtë gjë te United edhe për një apo dy sezone”, u shpreh legjenda e mesfushës së klubit anglez./ h.ll/abcnews.al