Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham, ka ndarë një koment për transferimin e sulmuesit Lionel Messi në ekipin e tij.
“Ky moment nuk ishte i papritur për mua. Ne gjithmonë kemi dashur të sjellim lojtarët më të mirë në klub. Fakti që Messi, i cili ka fituar gjithçka në këtë jetë, zgjodhi Inter Miami është një ngjarje mahnitëse për ne”, citon fjalët e Beckham portali Goal.
36-vjeçari argjentinas bëri 41 paraqitje për PSG-në sezonin e kaluar, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 20 asistime. Messi u largua nga klubi francez këtë verë për t’iu bashkuar Inter Miami si një transferim i lirë. /G.D abcnews.al/