Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha mbërriti dje në Shqipëri, ku ka vendosur të japë kontributin e saj për familjet e prekura nga tërmeti.
Bebe ishte dje në fshatin Bubq të Fushë-Krujës ndër më të prekurit nga tërmeti. Një nga familjet që do ndihmojë këngëtarja në këtë fshat është ajo e Musait, që Bebe ka vendosur t’i ndërtojë banesën. Ndërkohë, aktori Bes Kallaku ka zbuluar historinë e dhimbshme të kësaj familjeje.
“Bebe Rexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin.
Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke Bebe Rexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte.
Lavdia e Zotit. Amen”, shkruan aktori./abcnews.al