BE ka dhënë dritën jeshile së për të zgjatur edhe një vit sanksionet ndaj Bjellorusisë të lidhura me represionin e brendshëm dhe mbështetjen e regjimit të Lukashenkos për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Vendimi u mor sot në bazë të rishikimit vjetor të masave kufizuese dhe duke pasur parasysh represionin e vazhdueshëm në vend dhe përkeqësimin drastik të situatës së të drejtave të njeriut si dhe përfshirjen e vazhdueshme të vendit në agresionin e paligjshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Masat individuale përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e disbursimit të fondeve si dhe ndalimin e udhëtimit.
Aktualisht në listën e BE-së të të sanksionuarve janë 233 persona, përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, dhe 37 subjekte qeveritare dhe private.
/abcnews.al