BE zgjat sanksionet kundër Rusisë për një vit

schedule12:08 - 20 Shkurt, 2024

schedule 12:08 - 20 Shkurt, 2024

Bashkimi Europian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë vendosur për shkak të luftës në Ukrainë.

Në dokumentin, i cili u nënshkrua nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, thuhet se vendimi i Këshillit të BE-së për zgjatjen e sanksioneve do të jetë i vlefshëm deri më 24 shkurt 2025.

Në dokument thuhet se, bazuar në rishikimin e vendimit për masat kufizuese ndaj Rusisë dhe, siç thuhet, “për sa kohë që veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin ndalimin e përdorimit të forcës, që përbën shkelje të rëndë. të së drejtës ndërkombëtare”, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e vendosura aktualisht nga Bashkimi Europian dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!