BE vendos ministren spanjolle të Financave në krye të Bankës Evropiane të Investimeve

schedule14:21 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 14:21 - 8 Dhjetor, 2023

Ministrja e Financave e Spanjës Nadia Calvino është zgjedhur nga Ministrat e Financave të BE-së për të marrë presidencën e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) nga 1 janari 2024. Presidenti në largim i BEI, gjermani Werner Hoyer, përfundon mandatin e tij në fund të vitit, pasi dy mandate gjashtëvjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes “X” ministri belg i Financave Vincent Van Pedegem, i cili drejton diskutimet mes vendeve anëtare: “Ministrat e Financave të BE-së bien dakord të mbështesin kandidaturën e Nadia Calvinos.

EIB është një instrument kyç për arritjen e objektivave të politikës së BE-së. Nadia Calvino ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të menaxhuar bankën më të madhe shumëpalëshe në botë, duke kanalizuar financat e nevojshme për bizneset dhe duke mbështetur investimet për të nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Evropës”.

Komisioneri i Ekonomisë Paolo Gentiloni tha për “X”: “Urime Nadia Calvino për mbështetjen e Ministrave të Financave të BE-së për të marrë presidencën e BEI-së. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ju në rolin tuaj të ri për të sjellë investimin që na nevojitet për rritje të fortë dhe të qëndrueshme në Evropë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!