BE tjetër gjest solidariteti për Shqipërinë, dhuron 3 mijë dezinfektues duarsh për policinë

schedule23:10 - 22 Prill, 2020

schedule 23:10 - 22 Prill, 2020

Pas dhurimit të 20 mijë testeve për koronavirusin, BE ka ndërmarrë një tjetër gjest solidariteti për Shqipërinë. Ditën e sotme ajo ka dhuruar rreth 3000 dezinfektantë për Policinë e Shtetit.

“Në një tjetër gjest solidariteti të BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë COVID-19, 3000 dezinfektues duarsh janë dhuruar sot në Policinë e Shtetit Shqiptar.

Kjo është një iniciativë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian PAMECA, duke mbështetur konsolidimin e agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit, të cilat blinin dezinfektues për oficerët e policisë me të cilët bashkëpunojnë çdo ditë”, shkruan delegacioni i BE në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!