Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Gjeorgjisë që të respektojë të drejtën për tubime paqësore dhe të mos përdorë forcën kundër protestuesve.
“Gjeorgjia është një vend kandidat për në BE, i bëj thirrje qeverisë së saj të sigurojë të drejtën e tubimit paqësor”, ka shkruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borell, në rrjetin social X.
Ai shtoi se përdorimi i forcës për të shtypur një tubim paqësor është i papranueshëm.
/abcnews.al