BE: Sulmet e reja ndaj Ukrainës tregojnë se Putini nuk është “serioz” për përfundimin e luftës

schedule19:22 - 30 Maj, 2023

schedule 19:22 - 30 Maj, 2023

Komisioni i BE-së thotë se sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për përfundimin e luftës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, tha se kryeqyteti ukrainas po “sulmohet masivisht” nga Rusia.

Ai tha se sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe ndërtesa banimi, duke vrarë dhe plagosur disa civilë ukrainas, tregojnë se Rusia “vazhdon të terrorizojë pa dallim” Ukrainën “në një mënyrë të neveritshme dhe barbare”.

“Këto sulme tregojnë se Putini nuk është serioz për të ndaluar luftën e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin e tij kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!