BE “shuplakë” Ramës, Vuçiç dhe Zaevit për “Mini-Schengenin”: Duhen përfshirë të gjitha vendet e rajonit

schedule19:58 - 11 Nëntor, 2019

schedule 19:58 - 11 Nëntor, 2019

Ditën e djeshme u zhvillua në Ohër takimi i dytë i tre liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për “Mini Schengenin Ballkanik”.

Mirëpo, në këtë takim nuk ishte asnjë përfaqësues nga Kosova, duke qenë se të gjithë krerët e shtetit e konsideronin si një nismë të gabuar.

Madje Prishtina zyrtare kritikikoi edhe kryeministrin Rama se po tenton të krijojë një “Jugosllavi të vogël”.

Lidhur me këtë ka reaguar për Gazetën Express, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, e cila ka kritikuar tre liderët, pasi është shprehur se duhet të përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit.

Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë Kocijancic.

Më tej ajo ka theksuar se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE-së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit, ku thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit./abcnews.al