“BE, shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse”

schedule19:06 - 27 Maj, 2022

schedule 19:06 - 27 Maj, 2022

Vendet evropiane duket se janë më afër arritjes së një marrëveshjeje për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vendet e BE-së u përpoqën të premten, të arrinin një marrëveshje për një embargo për dërgesat detare të naftës ruse, por kjo do të lejonte dërgesat përmes tubacioneve.

Ky është një kompromis për të frenuar reagimet e Hungarisë, e cila është shumë e varur për energji nga Moska, në mënyrë që vendi t’u hapi rrugën sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Një marrëveshje mund të arrihet nga të dërguarit e qeverive të Bashkimit Evropian në Bruksel të dielën, në kohë që liderët e tyre ta miratojnë atë në samitin e 30-31 majit, thanë zyrtarët, duke vënë në dukje urgjencën pas dështimit të gati një muaji negociata. .

Hungaria, e cila nuk ka miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, thotë se ndërprerja e importeve të naftës ruse do të ishte një goditje për ekonominë e saj, sepse vendi nuk mund të merrte lehtë naftë nga gjetkë.

Kjo ka vonuar zbatimin e elementeve të tjerë të paketës së sanksioneve: shkëputjen e bankës më të madhe ruse, Sberbank (SBMX.MM), nga sistemi SËIFT, ndalimin e transmetuesve rusë nga BE dhe shtimin e më shumë oligarkëve në listën e sanksioneve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!