BE shtyn afatin, “roaming” falas brenda bllokut deri në vitin 2032

schedule12:45 - 4 Prill, 2022

schedule 12:45 - 4 Prill, 2022

Liderët evropianë kanë rënë dakord të zgjasin “roaming falas” në të gjithë Bashkimin Evropian deri në vitin 2032. Kjo do të thotë se konsumatorët do të jenë në gjendje të përdorin internetin, të bëjnë telefonata dhe të dërgojnë mesazhe me tekst pa kosto shtesë.

Këshilli Evropian miratoi rregulloret e kaluara nga Parlamenti Evropian në dhjetor 2021, duke lejuar që rregullat për “roaming” të zgjateshin përtej 30 qershorit 2022, kur përfundonte dhe afati.

Kjo do të thotë që përdoruesit e celularëve nuk do të tarifohen shtesë për mesazhet, thirrjet dhe internetin në 27 shtetet anëtare të BE-së, megjithëse rregullorja i lejon ofruesit e celularëve të rregullojnë çmimet e tyre.

Politika e “përdorimit të drejtë” mbetet gjithashtu në fuqi për të parandaluar përdoruesit nga “roaming-u i përhershëm” dhe nga marrja e një kontratë më të lirë në një vend dhe përdorimi i saj në një vend më të shtrenjtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!