BE shpreson që marrëveshja e Ohrit do të implementohet sa më shpejt

schedule14:13 - 9 Maj, 2023

schedule 14:13 - 9 Maj, 2023

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë është një arritje në kuadër të dialogut mes dy vendeve dhe se ai shpreson që do të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog. Kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në përurimin e Muralit të Energjisë së Mirë në ndërtesën e BE-së në Prishtinë, raportojnë mediat në Kosovë.

Ambasadori u shpreh i lumtur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës./abcnews.al