Komisioni Europian ka vendosur të rikthejë ndihmat aq të nevojshme për organizatën e OKB-së për palestinezt, UNRWA, të cilat ishin ndërprerë pas akuzave të Izraelit se punonjës të saj qenë përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit ndaj shtetit hebre.
Një ekip ekspertësh po punon rekomadime të caktuara për të penguar në të ardhmen bashkëpunimin me Hamasin. Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste.
Ministrat e Jashtëm të BE në këtë takim pranuan, se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës.
Dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Gazë thanë se vrasjet ishin shkaktuar nga sulmi i forcave izraelite, ndërsa Izraeli pretendon se jetët e humbura ishin për shkak të shtypjes nga turma pasi këmbëngul se ushtarët e tij qëlluan vetëm në ajër.
/abcnews.al