BE rezervon 400 milion doza të vaksinës anti-Covid që po zhvillon kompania amerikane

schedule22:29 - 13 Gusht, 2020

schedule 22:29 - 13 Gusht, 2020

Komisioni Europian ka njoftuar sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milion doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

KE bën të ditur se fillimisht ka rezervuar një blerje prej 200  mijë dozash dhe që mund të pasohet me një blerje të dytë me shumë të njëjtë.

“Puna jonë për të siguruar qasje të shpejtë në vaksina kundër koronavirusit vazhdon. Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milion dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, thuhet në njoftimin e KE. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!