Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE refuzon kërkesën e Rusisë për konsultime mbi taksën e karbonit, shkak lufta në Ukrainë

schedule22:37 - 26 Maj, 2025

schedule 22:37 - 26 Maj, 2025

Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesën e Rusisë për konsultime në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me mekanizmin e ri evropian të taksës kufitare të karbonit.

Sipas një dokumenti zyrtar të dorëzuar më 26 maj në OBT, BE-ja e justifikon refuzimin me “luftën agresive” të Rusisë kundër Ukrainës, duke e konsideruar të pamundur një zgjidhje reciprokisht e kënaqshme në kuadër të konsultimeve.

Rusia kishte kërkuar këto bisedime si hap paraprak për një ankesë zyrtare në OBT, pasi kundërshton vendosjen e kësaj takse që prek eksportet me emetim të lartë karboni drejt BE-së.



Megjithatë, BE ka theksuar se në këtë fazë nuk shikon mundësi për progres konstruktiv me Moskën për shkak të situatës gjeopolitike. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!