BE reagon për ushtrinë e Kosovës

schedule14:37 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 14:37 - 14 Dhjetor, 2018

Bashkimi Europian ka reaguar për krijimin e ushtrisë së Kosovës me anë të një deklarate për media të zëdhënëses për ç ështje të jashtme dhe politikat e sigurisë Kocijancic, si dhe zëdhënësit për politikat e zgjerimit Alkeo Smerili.

Në deklaratën e përbashkët për media thuhej shkurtimisht se BE mban të njëjtin qëndrim si NATO, duke këmbëngulur që ushtria e Kosovës të krijohej me ndryshime graduale kushtetuese. “Bashkimi Europian pret që Kosova tu përmbahet detyrimeve të saj sipas marrëveshjes së parë të firmosur në Bruksel në prill të 2013-ës, në kuadër të dialogut me Serbinë”, -përfundonte deklarata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!