BE propozon sanksione të reja ndaj Moskës, Von der Leyen: Kremlini do ta paguajë

schedule16:35 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:35 - 28 Shtator, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Ajo tha se këto do të “kufizojnë më tej tregtinë” dhe do të privojnë Rusinë nga rreth 6.7 miliardë dollarë të ardhura përmes ndalimeve të importit.

Von der Leyen shtoi se rreth 1300 individë dhe subjekte të lidhura me Rusinë do të jenë në shënjestër në raundin e fundit të sanksioneve të propozuara.

Ajo tha se një ndalim i ri i eksportit “do të godasë artikuj shtesë të aviacionit, komponentë elektronikë” dhe “substanca kimike specifike”.

“Këto po imponohen për të bërë Kremlinin të paguajë”, shtoi ajo.

Duke iu kthyer një teme tjetër, shefja e BE-së tha: “Ne nuk pranojmë referendume të rreme apo asnjë lloj aneksimi në Ukrainë”.

Josep Borrell më pas përsëriti se vendet anëtare të BE-së nuk do të njohin “referendumet e rreme”. /abcnews.al