Bashkimi Europian mund të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë nëse miratohen planet. Këshilli Europian do të mirëpresë planin në një samit të BE javën e ardhshme, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga e përditshmja gjermane Handelsblatt.
Sipas planit, vendet duhet që të sigurojnë menjëherë municione, duke përfshirë prokurimin e përbashkët.
Formulimi i planit mund të ndryshojë përpara se samiti të fillojë të enjten, raportoi Handelsblatt.
/abcnews.al