BE: Prishja e Teatrit, në një kohë kur kërkuam dialog mes palëve, na vjen keq që nuk u dëgjuam

schedule11:59 - 17 Maj, 2020

schedule 11:59 - 17 Maj, 2020

Pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe ragimi i delegacionit të BE në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, BE shprehet se prishja e teatrit vjen në një kohë që është kërkuar nga Unioni për dialog mes palëve. Po ashtu në postim theksohet se “ na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse.

BE u bën thirrje palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës.

Postimi:

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!