BE, Presidenca rumune: Në Qershor hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule18:30 - 22 Janar, 2019

schedule 18:30 - 22 Janar, 2019

Shqipëria, por edhe Maqedonia kanë shanse që në Qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me BE-në. Rumania, që kryeson presidencën e radhës të Unionit, ka deklaruar se politika e zgjerimit do të jetë prioritet i saj.

Presidenca rumune e BE-së synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të këtij viti. Këtë e ka shprehur qartë ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës rumune në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

 Teodor Melescanu, ministër i Punëve të Jashtme“Në vitin 2018 Këshilli i Bashkimit Europian aprovoi një paketë ambicioze për politikën e saj të zgjerimit dhe ne besojmë fortë se Bashkimi Europian do të realizojë premtimet e tij. Ne mendojmë se me mbështetjen tonë të fortë, kombinuar me përgjegjësinë e vendeve në këtë proçes dhe me rezultate konkrete e të prekshme që janë kusht për progresin në axhendën europiane, do të krijohet një kontekst favorizues për Këshillin që të marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe me Shqipërinë në qershor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gjithashtu avancimin në negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. Ndërkohë, Bosnje dhe Hercegovia kërkon vëmendjen e Bashkimit Europian për të evituar një qasje jo të ekuilibruar të BE-së ndaj këtij vendi”.

Presidenca rumune gjashtëmujore e Bashkimit Europian e vendos theksin edhe në një tjetër dimension për mbështetjen e të rinjve në Ballkan përmes një forumi që do organizohet në maj. Në ketë kuadër, ministri Melescanu ka folur për një angazhim të qytetarisë aktive, të kulturës së dialogut dhe mirëkuptimit në nivelin e bashkëpunimit rajonal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!