BE planifikon krijimin e Fondit të Solidaritetit për rindërtimin e Ukrainës nga pushtimi rus

schedule19:52 - 19 Prill, 2022

schedule 19:52 - 19 Prill, 2022

BE planifikon të themelojë Fondin e Solidaritetit në mbështetje të Ukrainës, e cila është duke luftuar me Rusinë që prej 24 shkurtit.

Lajmi u njoftua nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel nëpërmjet një postimi në Twitter, pas një telekonference të thirrur  nga presidenti amerikan Joe Biden.

Në të njëjtën kohë, z. Michel vuri në dukje koordinimin e mëtejshëm  mes vendeve perëndimore  ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Ne diskutuam nevojën për ndihmë të mëtejshme humanitare, financiare dhe ushtarake ,” shtoi ai.

Shefi i politikës së jashtme të komisionit, Peter Stano, përsëriti më herët se BE do të vazhdojë të mbështesë  Ukrainën  financiarisht dhe ushtarakisht derisa Rusia të ndalojë luftën.

I pyetur gjatë konferencës së sotme nga Komisioni nëse BE-ja po e zgjaste konfliktin ndërsa furnizonte me armë Ukrainën, Peter Stano tha se ” më shumë armë për Ukrainën do të thotë aftësi më të mëdha mbrojtëse të forcave të armatosura ukrainase “./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!