Propozimet e Britanisë së Madhe për Brexit nuk japin bazat e duhura për arritjen e një marrëveshjeje.
Është ky përfundimi ku kanë arritur vendet anëtare të Bashkimit Europian pas mbledhjes së ambasadorëve të 27 vendeve së bashku me kryenegociatorin Michel Barnier.
Komisioni Europian ka vendosur për një takim të ri të hënën e 7 Tetorit, për t’i dhënë Londrës një tjetër rast për të prezantuar një propozim më të detajuar./ABC News Albania 24/7