BE, paketë të re sanksionesh, goditen 100 rusë

schedule11:54 - 9 Mars, 2022

schedule 11:54 - 9 Mars, 2022

Qeveritë e Bashkimit Evropian po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Paketa e re përfshin ndalim të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve për rreth 100 rusë. Një vendim për sanksionet e reja do të merret gjatë ditës së sotme, tha kryediplomati i BE-së.

“Shtetet anëtare po punojnë për një paketë sanksionesh, rreth 100 persona përgjegjës në nivele të ndryshme të qeverisjes,” tha Josep Borrell në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ai shtoi se shpreson për marrëveshje “deri në fund të kësaj seance të sotme”, pa dhënë më shumë detaje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!