“BE nuk ishte në gjendje të sjellë Serbinë në tavolinë”/ Gërvalla për marrëveshjen: Të nënshkruajmë tre dokumentet

schedule10:44 - 16 Janar, 2024

schedule 10:44 - 16 Janar, 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla thotë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë në gjendje që të detyrojë Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kosovën.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun Igli Hasani, Gërvalla u shpreh se Bashkimi Eropian duhet të mendojë mirë se cila është rruga drejt së ardhmes.

“Kryeministri ka orfuar që aty për aty, të ulemi të dyja palët të nënshkruajmë të treja dokumentet, marrëveshjen e 27 shkurtit, aneksin e marsit dhe draftin që i është dorëzuar Kosovës. Në këto rrethana, Kosova do ishte e gatshme për të implementuar dhe për të pranuar të 3 dokumenetet e nënshkruara. Bashkimi Evropian nuk ka qenë në gjendje të sjellë Serbinë në tavolinë. Atë shans që e patëm atë natë, nuk e realizuam. Unë mendoj që Bashkimi Eropian duhet të mendojë mirë se cila është rruga drejt së ardhmes.

Do të vazhdojë Bashkimi  Evropian me ledhatimin e Serbisë, me rrezikun real qe vjen nga Serbia, apo do të ketë ndryshim në qasje? Ka një lëvizje të ngadalshme rreth një strategjie të re. Kosova të mbetet e vendosur në forcimin e demokracisë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!