“BE nuk i tha JO Shqipërisë”, Sassoli: Reforma zgjedhore sinjal pozitiv në rrugën e integrimit

schedule15:56 - 3 Shkurt, 2020

schedule 15:56 - 3 Shkurt, 2020

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ka mbajtë dhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë para deputeteve shqiptarë.

Në fjalën e tij presidenti i PE-së ka vlerësuar dialogun mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një hap pozitiv të Shqipërisë në rrugën e intergimit. Gjithashtu Sassoli është shprehur se Shqipëria vërtet është një vend i vogël por të gjithë kanë shumë për të mësuar për shkak të rrugës së përparimit që ajo ka bërë deri më tani.

“ Para jush doja të thoja se muajt e kaluar kemi ndarë së bashku një moment hidhërimi atë se procesi i integrimit mund të fillonte por ai në të vërtetë u ngadalësura, por natyrisht nuk u tha një JO vetëm sa është shtyrë afati. Në pritje sa për tu dokortësuar me disa mekanizma mbi metodologjinë dhe për tu bërë një mendim tjetër për disa vende. Unë jam këtu për të ripërtërirë mendimin te PE dhe Këshilli Evropian që të bëjë të mundur hapjen e rrugës së integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të bëjmë të mundur që hartës sonë që të mbushet një boshllëk dhe kjo është rruga që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimorë të kenë një integrim më të madh dhe të rriten së bashku, duke u dhënë një mundësi të rinjve të kenë një vështrim të njëjtë drejt së ardhmes. Kjo duhet të shihet me optimizëm dhe besim. kemi një histori për të shkruar së bashku, dhe ajo që është shkruar nga 27 vendet e BE nuk na mjafton, është e pamundur që të përballohen sfidat që paraqiten nga bota globale, së bashku është e mundur që të bëhen të gjitha këto. JO-ja është një ngadalëzim siç ndodh në jetën politike bëhet fjalë për një model tranzicioni, ne e kuptuar se ju nuk doni të hiqni dorë nga reformët e mëdha për këtë vend,” tha Sassoli para deputeteve.

Ndër të tjera në fjalën e tij presidenti i Parlamentit Evropian është shprehur se është e sigurtë se jo vetëm Shqipëria ka probleme në luftën kundër krimit të organizuar përi gjithë rajoni, ndaj është e rëndësishme q ënë këtë betejë të bëhemi bashkë.

“ Në vende tona dhe në Shqipëri sigurisht që kemi vështirësi serioze, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, unë vij nga një vend që di shumë për këtë luft, që pata kënaqësinë që ti shikoja disa reforma që kanë një ndikim në këtë luftë, që mban dicka nga drejtësia italiane, dhe ajo evropiane dhe do të ndihmojë në luftën kundër krimit. siç e dini u shtruan disa vërejtje dhe rezerva, por në reflektimin e tyre disa vende nuk kanë sulmuar besimin  tuaj. Gjithashtu kemi nënshtruar një deklatratë të përbashkët ku i gjithë rajoni po shikon një mundesi integrimi drejt Evropës, unë besoj se Shqipëria mund të jetë dhe për të tjerët një shembull. Shqipëria mund të jetë një rezervë e madhe për ne. Urimi im është kolegë dhe kolege që negociatat të mund të çelen sa më shpejt mundësisht para samitit të Zagrepit,më e shumta gjatë samitit ky është një angazhim që të ndihmoni dhe vendet e tjera, ju përgëzoj për progreset e kryera siç keni rënë dakord për reformën zgjedhore kjo është një plus që mazhoranca dhe opozita e dinë se e ardhmja e përbashkët është në BE. Unë besoj se në këtë fazë ky është një sinjal pozitiv që vjen nga Shqipëria. Zhgënjimi e di se shumë të rinj mendoin se ky proces mund të kishte filluar më parë, unë besoj se në këtë moment gjithçka që bëjmë e zihemi duhet të bëhet në interes të të rinjve janë e ardhsmja jo vetëm e shqipërisë por e kontinetit dhe duhet tu mundësojmë që të kenë një vështrim plot besim për të ardhmen. Për ne demokracia nuk ka kaluar nga moda, s’mund ta besojë ndonjë është i vetmi sistem për tu bërë të mundur të gjithëve të vënë bast mbi të ardhmen e mundshme mbi disa vlera që mbajne të bashkuara vende tona,” është shprehur Sassoli.

Gjithashtu në fjalën e tij në Kuvend, presidenti i PE-së ka deklaruar se për Shqipërinë nuk ka plan B, rruga e saj është në BE.

“Kur në Këshill 25 qeveri thanë PO dhe vetëm 2 thanë JO demokracia evropiane nuk mund të bllokohet por duhet të rregullohet, për ta bërë të qartë se demokracia nuk ka kaluar nga moda, jam i vetëdishëm se në të gjithë shoqëria shqiptare do të jetë e vëmendshme. Sisteme tona të arsimit jo vetëm të intesifikohen për edhe të fuqizohen për të marrë pjesë në një dinjitet të shoqërisë evropiane. Nuk mund të jemi kundër vendeve që ruajnë një histori të madhe ne kemi nevoj për to. Doja të bëja thirrje të gjithë sistemeve shkollore dhe të arsimit se jemi shumë të angazhuar në këtë moment në debatin që ka të bëjë në bilancin e BE dhe doja ta ndiqnit këtë ku do i përdorim paratë 7 vitet e ardhshme se çfarë do të jetë BE. Këmi një beteje politike për të zhvilluar në Evropë, që bilanci i BE të na mbrojë më mirë, nuk do të donim bilance vetëm me shkurtime financimesh në këtë moment ne duam një ekonomi që rritet. Për këtë sigurisht duhet që të gjithë të bëjmë rolin tonë kemi nevojë të tregojmë objektivat që më pas shtetet anëtare të përshtaten me to. Besoj se kjo është një rrugë e dobishme për rrugën e reformave që Parlamenti Shqiptar duhet të vendosë. Duhet të hapet procesi i anëtarësimit dhe ti hyjmë një rrugë reformash ky është basti për të gjithë ne, jam i nderuar që jam me ju dhe Parlamenti Evropian duhet të jetë shtëpia e të gjithë evropianëve, kemi nevojë që ti përdorim mirë këto muaj deri në Samitin e Zagrepit, por jam i bindur se do të bëjmë një rrugë të mirë për ju nuk ka një plan B, BE është pjesmarrja juaj në këtë histori të përbashkët dhe zgjedhje që ju e keni bërë prej kohësh”, tha kreu i PE në fjalën e tij para deputetevë shqiptarë./abcnews.al