BE nis vleresimin e vaksinës ruse

schedule12:19 - 4 Mars, 2021

schedule 12:19 - 4 Mars, 2021

Rregullatori i BE-së dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA), po shqyrtojnë efektivitetin e  vaksinës ruse kundër  Covid-19 Sputnik V.

“Vendimi për të filluar rishikimin mbi vaksinën ruse bazohet në rezultate nga studime laboratorike dhe studime klinike tek të rriturit” tha EMA në një deklaratë të enjten.

“Këto studime tregojnë se Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që synojnë koronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër Covid-19.”

“EMA do të vlerësojë të dhënat ndërsa ato bëhen të disponueshme për të vendosur nëse përfitimet i tejkalojnë rreziqet,” shton deklarata.

Rishikimi i vaksinës vjen pas ankesave rreth vonesave të shpërndarjes së vaksinave nga  Komisioni Europian. Vonesat kanë bërë që disa shtete anëtare të aprovojnë në mënyrë të njëanshme Sputnik V, vaksinën e prodhuar nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya të Rusisë.

Sipas të dhënave, vaksina ka rezultuar 91.6% efektive kundër Covid-19 në raste simptomatike dhe 100% efektiv kundër  rasteve të rënda dhe mesatare, sipas një analize të ndërmjetme të rezultateve të provës së fazës 3  të botuar në revistën mjekësore Lancet.

Kirill Dmitriev( CEO i Fondit Rus të Investimeve Direkte) e mirëpriti njoftimin duke thënë se vendimi “duhet të jetë mbi politikën”. Fondi është përgjegjës për prodhimin global dhe shpërndarjen e vaksinës.

“Partneritetet për vaksinat duhet të jenë mbi politikën dhe bashkëpunimi me EMA është një shembull i përsosur që tregon se bashkimi i përpjekjeve është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë,” tha Dmitriev.

Ai tha se Rusia mund të sigurojë Bashkimin Europian me vaksina të mjaftueshme për të inokuluar 50 milion njerëz, me shpërndarjen që fillon në qershor 2021.

“Sputnik V mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të shpëtuar miliona jetë në Europë ” tha ai./abcnews.al