Komisioni Evropian këtë te enjte ka konfimruar se ka nisur masat ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë për atë që e ka cilësuar si diskriminim kundër komuniteteve LGBT në këto dy shtete të BE-së.
Sipas mediave organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka bërë me dije se masat e tij kundër Hungarisë janë të lidhura me ligjin e ri, që ua ndalon shkollave përdorimin e materialeve që shihen si promovim i homoseksualitetit.
Ky ligj është kundërshtuar ashpër nga BE-ja, por Hungaria dukej e vendosur për të mos hequr dorë dhe e miratoi atë ditë më parë.
Ndërkohë masat kundër Polonisë lidhen me vendimin e disa rajoneve dhe komunave për ta shpallur veten “zona të lira nga ideologjia LGBT” dhe me dështimin e autoriteteve për të reaguar ndaj hetimeve në këtë çështje.
Ndërkaq në Hungari, qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban ka sjellë policika sociale më radikale si pjesë e asaj që e cilëson si mbrojtje të vlerave tradicionale të krishtera nga liberalizmi perëndimor.
Ndërsa në Poloni, gati 100 autoritete lokale kanë miratuar rezoluta që e kundërshtojnë atë që e quajnë “ideologji LGBT”. Aktivistët për mbrojtjen e këtij komuniteti thonë se këto zona kanë nxitur dhunë dhe kanë kontribuuar në shëndetin e dobët mendor të pjesëtarëve të rinj në moshë të komunitetit LGBT.e.su./abcnews.al