Bashkimi Evropian do të nisë zyrtarisht një procedurë hetimi ndaj rrjetit social TikTok.
Procedura do të nisë mes dyshimeve se janë shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve, transparencën për reklamat që gjenerohen në platformë.
Drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se do të punojnë me çdo autoritet për çështjet që kanë interesin e tyre.
Olek shtoi se po implementohet një akt me shërbimet dighitale, për të parë opsionet për kohën që njerëzit qëndrojnë në ekran.
“Ne punojmë me çdo autoritet për çdo cështje që kanë interesin e tyre. Ka një akt që po implementohet me shërbimet dighitale, kjo është për të parë opsionet tona për kohën që qëndron mbi ekran. Kemi një limit kohor 60 minutësh, kemi edhe menaxhim të kohës mbi ekran dhe jam i gatshëm të flas me ta dhe të marr komentet e tyre më pas. Nuk mund të flas për platforma të tjera”, theksoi ai./abcnews.al