BE nënshkruan marrëveshje me Moderna për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave

schedule15:29 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 15:29 - 16 Dhjetor, 2021

Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane Moderna për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinës së saj anti-Covid, në një përpjekje për të mbajtur në kontroll Omicron.

Disa vende anëtare të Bashkimit Europian, veçanërisht Gjermania, po përballen me një nevojë afatshkurtër për shkak të variantit të ri. Moderna ra dakord të dërgojë 10 milionë doza në Gjermani në dhjetor dhe 25 milionë doza të tjera në tremujorin e parë të 2022. Sipas një studimi, Omicron përhapet 70 herë më lehtë në mushkri në krahasim me variantin Delta, duke e bërë më të rrezikshëm.

Komisioni Europian tha në një deklaratë se: “Në funksion të rritjes së shpejtë të rasteve për shkak të variantit Omicron dhe nevojës për të rritur fushatën e vaksinimit, Komisioni po punon me prodhuesit e vaksinave për të përshpejtuar më tej shpërndarjen e dozave të vaksinës në shtetet anëtare.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!