Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

BE në ndihmë të Italisë, Von Der Leyen do të vizitojë sot zonat e përmbytura

schedule11:21 - 25 Maj, 2023

schedule 11:21 - 25 Maj, 2023

Kryeministrja Giorgia Meloni do të mirëpresë sot në Bolonjë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Meloni do të shoqërojë von der Leyen gjatë fluturimit me helikopter mbi zonat e prekura nga përmbytjet dhe së bashku do të mbajnë një deklaratë për shtyp me gazetarët.

Meloni do të kthehet më pas në Romë për mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të planifikuar për në orën 18:00, ku do të duhet të marrë vendime të mëtejshme për menaxhimin e emergjencave në zonat e prekura nga moti i keq.

Disa ditë më par qeveria italiane miratoi fondin prej 2 miliardë euro në ndihmë të popullsisë së goditur nga kjo fatkeqësi, pjesë e  planit të rimëkëmbjes ekonomike të këtij territori ku mijëra kompani e biznese janë shkatërruar nga uji.



Por dëmet parashikohen të jenë mbi 7 miliardë euro e që Italia mund t’i mbuloj me  Fondin Europian të solidaritetit e për të cilin duhet të bëj një kërkesë specifike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!