BE, ndihmë Shqipërisë për ekonominë, Soreca: Brenda 2021 disbursojmë 90 milionë të tjera

schedule13:34 - 31 Mars, 2021

schedule 13:34 - 31 Mars, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me ndihmën që BE ka dhënë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se me këtë veprim BE , tregoi se gjendet krah shqiptarëve në luftë kundër pandemisë dhe pasojave të saj.

COVID19 nuk njeh kufij. Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Ky disbursim i parë prej 90 milion € do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda socio-ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë  më të prekshme”, shkruan Soreca

LEXO EDHE:BE disburson 90 milion asistence makro ekonomike për Shqipërinë

Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!