Moska nuk mund të pretendojë të drejta mbi fitimet e krijuara nga aseset e Bankës Qendrore të palëvizura në Bashkimin Evropian në institucionet e Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë (CSD).
Kështu deklaroi një zyrtar i lartë evropian në lidhje me propozimin për përdorimin e të ardhurave në favor të Ukrainës. “Ne kemi besim se nuk do të ketë pasoja ligjore pas miratimit të propozimit”, thekson zyrtari.
Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia tha se propozimi i shefit të politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrell për të përdorur 90 përqind të të ardhurave nga asetet ruse për të blerë armë për Ukrainën ishte vjedhje.
Kremlini tha se plane të tilla, nëse zbatohen, do të dëmtonin reputacionin e Europës si mbrojtëse e besueshme e të drejtave të pronës dhe do të çonin një sërë veprimesh ligjore që do të zgjasnin me vite.
Sipas planit të Borrell, të ardhurat nga asetet ruse, si interesat, do të transferoheshin në Fondin Europian të Paqes, një fond jashtë buxhetit të BE-së që ofron ndihmë ushtarake për vendet jashtë BE-së dhe është përdorur kryesisht për Ukrainën./abcnews.al