BE mision civil në Moldavi për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit”

schedule14:59 - 24 Prill, 2023

schedule 14:59 - 24 Prill, 2023

Këshilli Europian ka ngritur një mision civil në Moldavi “për të rritur qëndrueshmërinë e vendit”. Disa nga fushat ku do të përqendrohet misioni do të përfshijnë menaxhimin e krizave, sigurinë kibernetike dhe luftën kundër informacioneve të rreme, sipas një deklarate nga këshilli të hënën.

“Si një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve të shtuara dhe të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Moldavinë me veprime hibride”, tha në deklaratën e lartë diplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Sot ne po rrisim mbështetjen e BE për Moldavinë për të mbrojtur sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj.

Ky mission është një tjetër shenjë e rëndësishme politike e mbështetjes së BE në rrethanat e vështira aktuale,” shtoi ai.

Moldavia i kërkoi zyrtarisht BE-në për një mision civil në janar, tha këshilli. Misionet civile janë dislokimi i personelit joushtarak në një vend, kryesisht me synimin e ndërtimit të paqes.

Ato mund të mbulojnë një spektër të gjerë aktiviteti, nga trajnimi i policisë deri te reforma në drejtësi.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen të hënën në Luksemburg për të diskutuar disa tema, përfshirë luftën në Ukrainë. Ndërsa mbërriti për takimin, Borrell tha se do të diskutohet gjithashtu situata në Moldavi dhe Gjeorgji, pasi “vendet që janë në kufi ndihen më të kërcënuar nga lufta.”

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, por ai nuk planifikon të takohet me homologun e tij amerikan, Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, në margjinat e takimit, sipas zyrtarëve rusë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!