BE miraton 5 milionë euro ndihmë për të zhvendosurit në Nagorno-Karabakh

schedule15:58 - 26 Shtator, 2023

schedule 15:58 - 26 Shtator, 2023

BE-ja po rrit ndihmën e saj humanitare për Nagorno-Karabakh me 5 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Ndihma humanitare e BE-së po rritet në përgjigje të nevojave në rritje që lindin nga kriza. Ka një mungesë të madhe ushqimore dhe mungesë aksesi në energji elektrike dhe ujë brenda enklavës së Nagorno-Karabakut. Përshkallëzimi i konfliktit dhe armëpushimi pasues pritet të shkaktojnë një eksod masiv të njerëzve nga Nagorno-Karabakh në Armeni, rreth 13,500 refugjatë e kanë kaluar tashmë kufirin.

5 milionë euro në fondet humanitare përfshijnë 500,000 euro në mbështetje emergjente të shpallur javën e kaluar dhe 4.5 milionë euro financime të reja, të cilat do të ndihmojnë të zhvendosurit nga Nagorno-Karabakh në Armeni dhe të pambrojturit në Nagorno-Karabakh.

“Ne duhet të jemi gati të mbështesim mijëra që kanë vendosur të largohen nga Nagorno-Karabakh, veçanërisht kur afrohet dimri. BE-ja po rrit në mënyrë drastike ndihmën e saj humanitare në rajon për të ofruar ndihmë urgjente për njerëzit në nevojë, si brenda enklavës së Nagorno-Karabakut dhe atyre të zhvendosur në Armeni. BE-ja është e përkushtuar të koordinojë përpjekjet humanitare në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga ky konflikt,” tha Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarcic.

Komisioni Evropian ka ofruar më shumë se 25.8 milionë euro ndihmë humanitare që nga përshkallëzimi i konfliktit në Nagorno-Karabakh në vitin 2020. Në shpërthimin e konfliktit të vitit 2020 në Nagorno-Karabakh, Komisioni u përgjigj menjëherë me euro 6.9 milionë në mbështetje humanitare për të adresuar nevojat e më të cenuarve në mesin e civilëve të prekur drejtpërdrejt nga armiqësitë.