BE miraton 1 miliardë euro ndihmë për Afganistanin

schedule15:04 - 12 Tetor, 2021

schedule 15:04 - 12 Tetor, 2021

BE ka miratuar një paketë financiare prej 1 miliardë eurosh për Afganistanin gjatë samitit G20. Kjo shumë do të përdoret për të trajtuar emergjencat në vend dhe rajon, pasi situata socio-ekonomike në Afganistan vazhdon të përkeqësohet, duke rrezikuar qindra mijëra afganë me afrimin e dimrit.

Njoftimi vjen pas diskutimit të Ministrave të Zhvillimit të BE-së  për të parandaluar një katastrofë humanitare pa legjitimuar qeverinë e përkohshme talebane. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan” tha Presidentja e Komisionit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!