“Mbi dyqind milion të rritur kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në Bashkimin Europian”, kështu ka bërë me dije presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Gjithashtu ajo bëri me dije se deri në verë synohet vaksinimi deri në 70% e popullatës.
“Më shumë se 200 milion të rritur në BE janë plotësisht të vaksinuar, kjo përbën rreth 55% të popullsisë në BE. Vaksinimi i plotë na mbron dhe na ndihmon të shmangin një valë të re infeksionesh. Ndaj le të vaksinohemi”, ka thënë Ursula von der Leyen.
/abcnews.al/