BE: Mbështesim vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e vetingut

schedule21:06 - 7 Prill, 2022

schedule 21:06 - 7 Prill, 2022

Bashkimi Europian në Shqipëri rithekson mbështetjen ndaj proceseve të vetingut. Kjo deklaratë e fundit vjen si përgjigje të akuzave “të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të vetingut dhe ONM-së është e papranueshme”.

“Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të vetingut dhe ONM-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi. BE-ja mbështet fuqishëm vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e vetingut”, thuhet në reagim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!