BE marrëveshje për ngritjen e sistemit satelitor IRIS², si funksionon

schedule08:54 - 18 Nëntor, 2022

schedule 08:54 - 18 Nëntor, 2022

BRUKSEL – BE-ja kërkon të sigurojë komunikime të sigurta për bizneset dhe qytetarët përmes një sistemi satelitësh.

Negociatorët e Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare ranë dakord dje në mbrëmje për të ngritur një sistem satelitor të quajtur “Infrastruktura për Qëndrueshmërinë, Ndërlidhjen dhe Sigurinë nga Sateliti”, ose shkurt IRIS².

“Investimi arrin vlerën e 2.4 miliardë eurove (2.5 miliardë dollarë) nga buxheti i BE-së në vitet e ardhshme”, sipas një deklarate.

“Kjo është historike”, shkroi në Twitter komisioneri përgjegjës i BE-së, Thierry Breton, pas marrëveshjes. BE-ja po shton kështu një komponent të tretë në infrastrukturën e saj strategjike hapësinore, në sistemin e navigimit satelitor “Galileo dhe Copernicus”, i cili përdoret për vëzhgimin e Tokës.

“Ky program është një hap i rëndësishëm drejt një autonomie më strategjike për Evropën”, tha anëtarja e Parlamentit Evropian (PE), Angelika Niebler për programin e ri.

Lufta në Ukrainë tregoi se BE-ja deri më tani kishte qenë plotësisht e varur nga vendet jashtë bllokut ose kompanitë private të telekomunikimeve satelitore.

“Programi i miratuar, sot synon ta ndryshojë këtë”, tha Niebler.

IRIS² ka për qëllim kryesisht të sigurojë qëndrueshmërinë e sistemeve të BE-së, gjithashtu të mbrojë infrastrukturën e rëndësishme si, rrjetet e energjisë ose kujdesi shëndetësor, si dhe aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në internetin e shpejtë.

Marrëveshja duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga Parlamenti Evropian, por kjo konsiderohet një formalitet. /ATA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!