BE: Kosova dhe Serbia të veprojnë në mënyrë evropiane përballë situatës në terren

schedule17:54 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 17:54 - 2 Dhjetor, 2022

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të shmangin veprimet dhe retorikën që mund të nxisë tensione.

Këto komente pasuan reagimin e zemëruar të Beogradit ndaj emërimit të ministrit të ri për komunitete në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiç, një politikan i moderuar në vend të ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten në mbrëmje reagoi me gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit Rashiç, por edhe siç tha reagimit të butë të Bashkimit Evropian. Madje ai paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e bllokut me Ballkanin Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano tha të premten se Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të veprojnë në mënyrë evropiane.

“Nëse keni aspirata evropiane, silluni në mënyrë evropiane. Mënyra evropiane do të thotë të përmbaheni nga hapat e njëanshëm, të përmbaheni nga hapat që rrisin konfrontimin, që çojnë në përshkallëzim dhe të angazhoheni në gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë evropiane”, tha zoti Stano.

Presidenti serb tha të premten pas një takimi në Beograd me komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim Oliver Varhelyi se megjithatë do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në takimin e Tiranës, meqë Bashkimi Evropian e cilëson atë shumë të rëndësishëm në kuadrin e situatës globale. Ai megjithatë nënvizoi se do të nënshkruante çdo fjalë që ka thënë për kryeministrin e Kosovës dhe ministrin Rashiç.

ashkimi Evropian bëri thirrje që palët të diskutojnë kthimin e serbëve në institucione ndërsa theksoi se emërimet e ministrave duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Nga leximi paraprak i emërimit të djeshëm del se ai nuk i përmbushë kriteret kushtetuese por kjo është në dorën e Gjykatës Kushtetuese që ta përcaktojë”, tha zoti Stano.

Qeveria e Kosovës tha se vendimi është në pajtim me Kushtetutën e vendit dhe autoritetin e kryeministrit, i cili tha këtë javë se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione. Bashkimi Evropian paralajmëroi bisedime të dendura ndëmrjet palëve për një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, në bazë të një plani që u bë i njohur si nisma franko-gjermane që ka edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Plani që nuk është bërë ende publik, parasheh një marrëveshje normalizimi që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./voa/